29 Prill 2024

Kusari - Lila: Aktualisht reciprociteti vazhdon

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se pavarësisht mocionit për marrjen e masave reciproke në raport me mallrat serbe, të miratuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, nuk do të mund të merret ky hap, meqë vendimi për reciprocitet me Serbinë, në aspektin tregtar, “ekziston dhe aktualisht është duke u zbatuar”.

Sipas saj, i mbetet iniciuesit dhe partive që kanë votuar këtë mocion, të sqarojnë se cilat duhet të jenë veprimet që duhet realizuar në raport me reciprocitetin politik dhe ekonomik.

“Ju e dini se Serbia vetëm i ka njohur vulat e Doganave të Kosovës. Njëjtë ka vepruar edhe Kosova me heqjen e masave të reciprocitetit. Prandaj ne, realisht, jemi në një raport reciprok me Serbinë sa u përket vulave doganore”.

“Nëse kërkohet bllokadë apo mbyllje e kufirit, ai është tjetër mocion dhe do të kuptonte diçka tjetër. Por, nëse thuhet masa reciproke me Serbinë në aspektin tregtar, atëherë ne jemi duke i zbatuar këto masa, për shkak se ka njohje reciproke të vulave”, thotë Kusari Lila. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)