20 Prill 2024

Kurs i i juan-it, rekord i ri me dollarin amerikan

Pekin, 1 tetor - Më 29 shtator, kursi i juanit kinez shënoi sërish një rekord të ri me dollarin amerikan, duke arritur në nivelin e këmbimit 6.6936 juanë me 1 dollar.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Këmbimit Valutor e Kinës, ky nivel është 115 pikë përqindjeje më lartë se një ditë më parë, duke thyer gjithashtu rekordin e shënuar më 21 shtator, që ishte me rritje prej 113 pikësh.

Kina tha se presionet e ligjvënësve amerikanë për ta detyruar Pekinin të rivlerësojë monedhën e tij do t’i keqësojnë mjaft marrëdhëniet dypalëshe.

Komentet e zëdhënëses së ministrisë së jashtme kineze erdhën si reagim ndaj projektligjit të miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, i cili autorizon tarifa ndaj vendeve që e mbajnë artificialisht të ulët vlerën e monedhës së tyre.

Po sot, Ministria kineze e Tregtisë bëri një deklaratë në të cilën e quante projektligjin në mospërputhje me rregullat e Organizatës Botërore të tregtisë.

Ligjvënësit dhe bizneset amerikane e akuzojnë Pekinin se e mban artificialisht të ulët monedhën e tij juanin duke u dhënë mallrave kineze avantazh në çmim në tregjet botërore. Ata thonë se manipulimi i juanit u ka kushtuar Shteteve të Bashkuara miliona vende pune në industri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)