Kriza në Eurozonë ulë çmimin e arit

Frankfurt, 17 maj - Çmimi i arit shënon rënien e katërtë me radhë, pas mosuksesit të politikanëve grekë që të formojnë qeveri, gjë që nxit spekulimet për daljen e Greqisë nga Eurozona.
Çmimi i arit sot u zvogëlua për 1,1 për qind në 1.526,97 dollarë për uncë, që do të thotë 20 për qind më lirë në krahasim me maksimumin historik nga Shtatori i vitit të kaluar, njoftoi agjencia Blumberg.
Greqi do të mbajë zgjedhje të reja muajin e ardhshëm, pas mossuksesit të partive të mëdha të cilat kanë fituar në zgjedhjet e 6 Majit për të formojë qeveri.
Ministri gjerman i Financave, Vofgang Shojble i bëri thirrje Greqisë për zhvillim të një referendumi për qëndrimin e saj në Eurozonë.