13 Maj 2024

Krasniqi: Vetëvendosje nuk është e ngarkuar të zbatoj reciprocitetin

 Prishtinë, 13 janar - Me rastin e paralajmërimit të protestës së organizuar nga Vetëvendosja, në vendkalimet kufitare me Serbinë, më 14 janar, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar në mbështetje të  së  drejtës për  protesta  të  qytetarëve dhe organizimeve të  tyre, por sipas tij Kuvendi nuk e ka ngarkuar Vetëvendosjen dhe as ndonjë subjekt tjetër partiak për të zbatuar vendimin për reciprocitet.

“U bëj thirrje drejtuesve të  Vetëvendosjes që  mos t’ i kalojnë  të  drejtat kushtetuese e ligjore që  janë  të  sanksionuara në  Kushtetutën e Republikës së  Kosovës”, theksoi Krasniqi.

Partitë, si subjekte në institucionin më të lartë përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës të jetës publike, shoqërore  e institucionale, sipas tij janë të obliguara të kontribuojnë dhe ndihmojnë në sundimin e rendit e të ligjit, në sigurinë dhe stabilitetin politik të shtetit tonë të ri.

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me reciprocitetin kërkohet të zbatohet  nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga ndonjë subjekt partiak.

“Kuvendi nuk e ka ngarkuar Vetëvendosjen dhe as ndonjë subjekt tjetër partiak për të zbatuar vendimin për reciprocitet”, ka thënë Krasniqi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën qytetare për të protestuar dinjitetshëm, për të ndihmuar në funksionimin e jetës institucionale, për ruajtjen e sigurisë e stabilitetit të shtetit  tonë të ri.

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)