29 Prill 2024

Krasniqi: Qeveria është e obliguar të respektojë mocionin

Prishtinë, 13 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Kuvendi i Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka marrë protokollin teknik të marëveshjes për Menxhimin e Integruar të Kufijve.
 
Pas takimit të Kyesisë së Kuvendit, Krasniqi theksoi se jozyrtarisht Kuvendi, ka pranuar vetëm konkuzionet, por jo edhe protokolln.

“Marrëveshjet finale për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, ne si Kuvend i Kosovës, i kemi vetëm si konkluzione sepse Kuvendi nuk posedon protokollin teknik të këtyre marrëveshjeve”, theksoi ai.

Gjithashtu, kryeparlamentari Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës është e obliguar të respektojë mocionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për masat e reciprocitetit.

Krasniqi theksoi se Kushtetita e Kosovës është akti më i lartë ligjor dhe sipas saj të gjitha dokumentet e Kuvendit janë të obligueshme për Qeverinë.

Kryetari Krasniqi vlerësoi ligjin e miratuar për vlerat e luftës edhe pse ai nuk i plotëson të gjitha kriteret e individëve të caktuar.

Ndryshe, në senacën e 20 dhjetorit Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë buxhetin për vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)