Kosova rikthen taksat në kufi me Shqipërinë

Vermicë, 5 mars - Në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, autoritetet doganore rikthyen tarifën prej 40 eurosh, për automjetet e tonazhit të rëndë, që transportojnë mallra nga Shqipëria në Kosovë.
Kjo ka sjellë reagimin e drejtuesve të kamionëve, të cilët e kundërshtojnë këtë masë. Ata thonë se kjo është e papërballueshme dhe, nëse vazhdon të aplikohet, ata do të ndryshojnë destinacionin e lëvizjës së tyre, duke i futur mallrat në Kosovë nga Serbia, apo Maqedonia.
Rikthimi i kësaj takse hedh poshtë procedurat e përshpejtuara, që ishin vendosur që nga Shtatori i vitit të kaluar, pas reagimit të 150 kompanive nga Shqipëria dhe Kosova, për shkak të rritjes së tarifave doganore nga pala kosovare.
Një masë e tillë, sipas drejtuesve të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te të ardhurat, që mblidhen nga tregtia e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
/Top Channel/