29 Prill 2024

Kosova për herë të parë merr pjesë në samitin e Wall Street

Prishtinë, 14 dhjetor - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila përfaqësoi Kosovën në samitin e organizuar nga rrjeti ‘’M&A Advisory’’ në Wall Street të New York-ut.

Përpara qindra bizneseve ndërkombëtare, investitorë, politikanë, përfaqësues të bankave dhe përfaqësues të medieve më të njohura ministrja Kusari – Lila prezantoi potencialin dhe mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes.

Zv.kryeministrja tha: “Kosova ka popullatë të re të gatshme për punë, pasuri natyrore, pozitë të volitshme gjeografike, politika që përkrahin sektorin privat dhe mjedis biznesor që po përmirësohet nga viti në vit”.

Ajo po ashtu potencoi se ekonomia e Kosovës dhe shoqëria si tërësi ka kaluar e fundit tranzicionin në rajon, që nënkupton se reformat e ndërmarra janë shqyrtuar me shumë kujdes duke seleksionuar praktikat më të mira të vendeve tjera. Orientimi strategjik i qeverisë tonë bazohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe se ka arritur të krijojë mjedis të qëndrueshëm makroekonomik.

Rrjeti ‘‘M&A Advisory’’, në dhjetëvjetorin e organizimit të samitit, për herë të parë kanë përfshirë Ballkanin si pjesë e këtij samiti. Pas përfundimit të takimit të parë është parë interesim i madh për rajonin e Evropës Juglindore.

Nga viti 1998, ‘‘M&A Advisory’’ mbledh profesionistë që merren me shkrirjen dhe blerjen e kompanive, ku përmes konferencave dhe samiteve të tilla arrihen marrëveshje të shumta në mes të kompanive.

Ky samit do të përmbyllet sot.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)