04 Maj 2024

Kosova ofron kushte të favorshëm për investimet nga Zvicra

Prishtinë, 17 nëntor - Agjencia për Promovim të Investimeve (APIK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Iniciativa për Zhvillim Ekonomik (ECIKS), në partneritet me Odën Ekonomike Zvicerane për Evropën Juglindore(SEC) organizuan forumin “Mbi Investimet dhe tregtinë me Kosovën” në Cyrih.

Në fjalën e saj hapëse, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila prezantoi potencialin ekonomik dhe iniciativat aktuale të Qeverisë së Kosovës në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik.

“E begatuar me një popullatë të re, pozitë të volitshme ekonomike, politika që përkrahin sektorin privat dhe me një mjedis biznesor që përmirësohet nga viti në vit, Kosova paraqet një vend shume të favorshëm për investime nga Zvicra, përfshirë këtu edhe diasporën kosovare” – tha ministrja Kusari – Lila.

Ajo theksoi edhe faktin që përkundër propagandës për jo stabilitet politik, Kosova është një vend normal, i qetë, stabil dhe i fokusuar drejt zhvillimit ekonomik.

Kryeministrja Kusari –Lila gjithashtu kujtoi nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje dhe promovim të investimeve me Zvicrën, të nënshkruar ditë më parë, si një hap qenësor drejt rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Më tej, Kryeshefi i APIK-ut Valdrin Lluka foli per mundësitë dhe sektorët specifik për investime si dhe për përkrahjen dhe shërbimet të cilat i ofron Agjencia që ai drejton. Ai veçoi disa nga reformat e ndërmarra për përmirësimin e ambientit investues dhe ngritjen e mundësive ekonomike në Kosovë.

Të pranishmëve ju drejtuan edhe disa investitorë dhe biznese që tashmë kanë investuar në Kosovë duke treguar përvojat e tyre si dhe rekomandimet për investitorët potencial. Të gjitha prezantimet patën një përfundim; që Kosova është vend i favorshëm për investime të huaja.

Forumi u përcjell edhe nga Ambasadorët dhe stafi diplomatik i  rajonit në Zvicër duke përfshirë atë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë.

Ky organizim është në vazhdën e iniciativave të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovim të Investimeve (APIK) për të promovuar mundësitë investuese ne Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)