02 Maj 2024

Kosova kryeson javën e CEFTA-s në Paris

Paris, 22 nëntor - Sot në Paris filloi java e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore  (CEFTA), nën organizimin dhe udhëheqjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

Qëllimi i këtij sesioni, në të cilin po marrin pjesë zyrtarë qeveritarë, organizata të ndryshme ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të komunitetit diplomatik, është negocimi i liberalizimit të tregtisë në mes të anëtarëve të CEFTA-s.

Ky sesion do të paraqet një mundësi të mirë për vlerësimin e përparimit të deritanishëm dhe ndikimit në ekonomi. Po ashtu do të debatohet mbi adresimin e sfidave, përfitimeve dhe zhvillimeve të ardhshme në CEFTA.

Java e CEFTA-s do të fokusohet në prioritetet kryesore të vitit 2011, që përfshijnë eliminimin e barrierave jo-tarifore, shërbimet tregtare, bashkëpunimin doganor, lehtësimin e tregtisë dhe investimet.

Në fjalën e saj hapëse ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila tha “ne besojmë që CEFTA mund të shërbejë si forum i cili na ndihmon në tejkalimin e sfidave tregtare në mes vendeve tona.”

Kosova u bë pjesë e CEFTA-s në vitin 2006, ndërsa këtë vit është drejtuese e saj. Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Java e CEFTA-së do të përmbyllet të Mërkurën me datë 23 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)