22 Shkurt 2024

Kosova do të ofroj kushte me të mira për bizneset britanike

Prishtinë, 18 mars - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cameron Cliff, me te cilën biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes për Kosovën dhe Britaninë e Madhe.

Ministrja, Kusari-Lila e informoi ambasadorin, Cliff, për zhvillimet e fundit dhe për reformat të cilat synojmë t’i zbatojmë për ta përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë.

"Po ashtu edhe disa prej vështirësive që ekzistojnë po shpresojmë se do t’i tejkalojmë  me zbatimin e marrëveshjeve tregtare rajonale dhe me bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Evropian". tha Kusari - Lila.

Sipas saj ka interes të përbashkët qe të identifikohen mundësit për investime dhe pjesëmarrje te bizneseve britanike në Kosovë.

"Shpresojmë në një të ardhme kur do të jemi në gjendje të fascilitojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtare të ekonomive të dy vendeve, potencoi ministrja Kusari-Lila.

Ndërsa, ambasadori britanik, Cliff tha se me ministren diskutuam për disa çështje të ndryshme me interes për të dy palët.

"Kemi bërë edhe disa shërbime rreth ca pengesave të cilat kanë qenë në mes Kosovës dhe bizneseve britanike kështu që besoj thellë se Kosova është e gatshme që të ofrojmë në të ardhmen një ambient edhe më cilësor për bizneset”, u shpreh  ambasadori Cliff. 

Ministrja Kusari-Lila dhe ambasadori britanik, Cliff u zotuan se do ta thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)