03 Maj 2024

Kosova dhe Serbia me pika të përbashkëta doganore në kufij

Prishtinë, 12 nëntor - Kosova ka pranuar një propozim që e pati refuzuar një muaj më parë. Propozimi parasheh që Kosova dhe Serbia të kenë pika të përbashkëta doganore në kufij, pa e obliguar Serbinë që të pranojë Kosovën si shtet.

Qeveria e Kosovës është pajtuar që pikëkalimet kufitare me Serbinë të menaxhohen në sistemin e integruar, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Në to parashihet të patrullojnë në mënyrë të përbashkët doganierë dhe zyrtarë kufitarë nga Kosova, Serbia dhe EULEX-i.

“Propozimi ka ardhur si rezultat i një procesi paralel me procesin e dialogut”, kanë shpjeguar për gazetën Koha Ditore burime ndërkombëtare.

“Tash është gjetur pajtimi, andaj menaxhimi i integruar i kufijve do të ndodhë”.

Procesi paralel i dialogut ka nisur nga konsultimet e vazhdueshme që ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, ka pasur me shefin e ekipit serb të bisedimeve, Borislav Stefanovic, dhe kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri.

Në këtë mënyrë, Serbia ka përmbushur kërkesën e vet për të biseduar për pikëkalimet kufitare dhe ka plotësuar një kriter për integrimin evropian. Kriteri do të plotësohet edhe nga Kosova.

Në procesin e gjetjes së zgjidhjeve për pikëkalimet kufitare kanë qenë të përfshira edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë ato diplomatike.

Me pranimin e këtij propozimi, menaxhimi i pikëkalimeve kufitare është bërë pjesë e dialogut teknik, gjë që zyrtarët e Qeverisë Thaçi, përfshirë vetë kryeministrin, e patën kundërshtuar disa herë publikisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)