Kosova dhe Austria, marrëveshje për eliminim të tatimit të dyfishtë
		
 Prishtinë, 22 qershor - Nga 20 deri 22 Qershor në Kosovë ka qëndruar delegacioni nga Ministria e Financave e Austrisë me qëllim të vazhdimit të negocimit të Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë lidhur me tatimin në të ardhura dhe parandalimin e shmangies dhe evazionit tatimor. 
Gjatë kësaj kohe është zhvilluar raundi i dytë i negociatave dhe është arritë të parafohet marrëveshja nga kryesuesit e dy delegacioneve. Delegacioni nga Austria është kryesuar nga znj. Adebiola Bayer, ndërsa delegacioni nga Kosova është kryesuar nga znj. Fjolla Muja. 
Qёllimi i kësaj Marrёveshje ёshtё që tё ofrojë mundësi për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore si dhe të inkurajoj investimet ndërkombëtare.  
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nga niveli ministror i Ministrisë së Financave të dy shteteve e cila më pastaj pas këmbimit të njoftimeve për përfundimin e procedurave të brendshme do të konsiderohet se është në fuqi.
 
  















