05 Maj 2024

Kosova akoma një treg atraktiv për ndërmarrjet sllovene

Prishtinë, 8 prill - Kryetari i ri i Menaxhmentit të ndërmarrjes sllovene Petrol, Tomaž Berločnik, ka takuar ministrin kosovar për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, si dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, në Kosovë.

Ai po ashtu pati një takim pune me menaxhmentin e Petrol-Oti Slovenija, e cila është duke operuar që nga viti 2007. Është nënvizuar se ndërmarrja Petrol, ndërmarrja më e madhe sllovene, është një ndërmarrje e mirëseardhur në Kosovë me punën dhe dinamizmin e saj.

Orientimet strategjike kryesore të Petrol-it në Kosovë është të rrisë kualitetin dhe profitin, rritja e mirëqenies së punëtorëve si dhe të kontribuoj në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Derivatet e naftës, energjia, gazi dhe ambient përfaqësojnë fokuset fondamentale të firmës sllovene.

Petrol  nuk është thjeshtë një kompani e rëndomtë që merret me derivatet e naftës por një kompani e cila ofron shërbimet të ndryshme në vende të ndryshme.

Petrol-OTI-Slovenija ka një rrjet të shtrirjes në pikat e ndryshme siç janë Prishtinë, Arllat dhe Pozharan.

Këtë vit ndërmarrja ka hapur edhe tri stacione të reja në shërbim, ka rritur numrin e punëtorëve si dhe ka zgjeruar gamës e shërbimeve të ndërmarrjes.

Në vitet e ardhme, Petrol do t’i intensifikoj investimet e veta në fushën e saj në Kosovë.

Avantazhet më të mëdha të Petrol-it janë kualiteti i lartë në nivel evropian si dhe shërbimet mjaft kualitative.

Pavarësisht nga numri i vogël i stacioneve, ndërmarrja është enorm fleksibile dhe e aftë për t’i përballuar kërkesat e konsumatorëve si në çdo treg modern.

Kompania është themeluar me qëllim që të zhvilloj tregtimin me derivate të naftës si dhe t’i ngris kapacitetet e saja.

Kompania është e gatshme t’i përmbushë obligimet e veta dhe e gatshme të ofroj kualitet të lartë në shërbime duke pasur parasysh teknologjinë e avancuar që e posedon duke i përfshirë edhe depot, ndërtimi i së cilave do të filloj së shpejti.

Depot e Petrol-it në Prishtinë do të kenë rreth 7,000 m3 kapacitet dhe investimi i përgjithshëm do të jetë rreth 3 milionë euro. Ky investim përfaqëson njërin prej objektivave afatgjate të ndërmarrjes.

Furnizim efikas dhe logjistika, janë ndër faktorët kryesorë që mundësojnë arritjen e objektivave strategjike ambicioze që kompania i ka vënë vetes.

Petrol është ndërmarrja më e fuqishme e Sllovenisë në fushën e energjisë, është kontribuuesi më i madh në buxhetin e shtetit si dhe eksportuesi më i madh në vend. Gjithashtu është një ndër kompanitë më modern e cila prinë me punësim po ashtu.

Petrol përmban në vete 32 kompani të cilat operojnë në 10 shtetet të ndryshme si në Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë.

Në vitin 2010 Petrol group ka gjeneruar të ardhura rreth €2.8 miliardë euro, që do të thotë 20% më shumë se sa në vitin 2009.

Bruto fitimi ka qenë 294.5 milionë euro, apo 5% më shumë se san ë 2009. Profiti operativ 61.9 milionë euro, një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2009. Profiti neto ishte  35.5 milionë euro.

\"Kosova pa dyshim është një treg që premton dhe që shpejt do të zgjerohet duke u përshtatur më gjitha kornizat evropiane. Petrol group gjithashtu do të punojnë në mënyrë intensive në projekte të ndryshme në Kosovë, duke pasur parasysh edhe traditën e vjetër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Principet tona janë të vazhdojmë punët me kualitet të lartë, si dhe përkushtimi për ngritjen e cilësisë\", pohoi Tomaž Berločnik Kryetari i Bordit të Petrol Group.

Nazmi Bytyqi, Drejtor i Bordit Drejtues të Petrol-OTI-Slovenija, shtoi se: \"Shteti i ri i Kosovës ka një kornizë të mirëfilltë ligjore në fushën e derivateve të naftës për kualitetin e saj dhe mbrojtjen e ambientit. Petrol-OTI-Slovenija posedon të gjitha standardet teknologjike dhe garanton kualitet të lartë të produkteve dhe shërbimeve për Kosovarët.\"

Safet Gërxhaliu i informoi presidentin e Petrol Group nga Sllovenia lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me firmat e Kosovës si dhe për ambientin e ri të krijuar në realitetin kosovar dhe se tani është koha e vërtetë për investime në Kosovë.

Poashtu ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Slloveninë dhe në kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës si dhe për përkrahje para dhe gjatë luftës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)