27 Prill 2024

Korrupsioni largon investimet nga Kosova

Prishtinë, 3 janar - Investitorët huaj ikin nga Kosova për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në administratën shtetërore.

Këtë e pranon edhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Valdrin Lluka. Teksa shpjegon punën e agjencisë e cila është në përpjekje për të krijuar ambient sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë, Lluka shpjegon se si investitorët e huaj akoma i vijnë në zyrë me ankesa se dikush nga administrata shtetërore i ka kërkuar rryshfet në këmbim të pajisjes me dokumentet e nevojshme.

“Ballafaqimet janë të shumta dhe ankesat më të shpeshta lidhen me korrupsionin. Raste të tilla nuk janë denoncuar, por janë tejkaluar me ndërhyrjen e nivelit më të lartë qeveritar”, shprehet Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve.

Trendi i investimeve të huaja në Kosovë ka rënë në krahasim me vitin 2007.  Të dhënat nga Agjencia për Promovimin e Investimeve tregojnë se ne vitin 2007 Kosova kishte 440 milionë euro investime të huaja. Trendi shkoi drejt rënies deri në vitin 2010 për të përjetuar një ngritje në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011, por sërish nuk e arriti nivelin që kishte viti 2007.

Por, edhe sa i përket sjelljes së kapitalit huaj, kontribuesit më të mëdhenj janë vetë shqiptarët të jetojnë në diasporë.  Mungesa e firmave të njohura botërore është një tjetër shqetësim për Agjencinë për Promovimin e Investimeve.

Top-tre sektorët ku më së shumti investohet në Kosovë janë ndërtimtaria, shërbimi financiar dhe prodhimi. Sa iu përket shteteve të huaja, të cilat nëpërmjet investimeve direkte kanë derdhur kapitalin e tyre në Kosovë, Gjermania zë vendin e pare dhe pasohet nga Anglia, Sllovenia, Austria, Zvicra dhe Shqipëria.

Investimet e huaja jane vetem njeri  segment i ekonomisë per te cilin profesoret universitarë gjejne verejtje. Berim Ramosaj thotë se në  ne pergjithesi pritshmerite e kosovareve per nje zhvillim me te hovshem ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies kane mbeturvetme te tilla.

“Investimet, kryesisht i ka bërë nga investimet publike, nga buxgheti i mbledhur i Kosovës, që në fakt janë taksa të qytetarëve që riinvestohen, në vend të investitorëve privatë, nga institucionet publike”, shprehet profesori i Universitetit të Prishtinës, Ramosaj.

Dhe pa dyshim se nje nga rekomandimet e ekspertevete fushes se ekonomise eshte luftimi i korrupsionit dhe krijimi i shtetitligjor.

Nëpërmjet ndryshimeve që janë bërë në ligjin për shoqëri tregtare dhe ligjit për tregti të brendshme, Qeveria e Kosovës ka arritur të eleminoje disa nga procedurat përhapjen e një biznesi në Kosovë.

Përshembull, ligjerisht investitorët e huaj trajtohen njësoj me ata lokal, regjistrimi i nje biznesi bëhet brenda 2-3 ditëve, është eleminuar leja e punës që sipas Bankës Botërore merrte 32 ditë kohë, është eleminuar po kështu pagesa për regjistrim si dhe kapitali fillestar, si dhe janë shkurtuar procedurat administrative gjatë importit dhe eksportit.

/tch/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)