03 Maj 2024

Kompania gjermane Q-railing hyn në tregun e Kosovës

Prishtinë, 30 shtator - Kompania Floatex-Runik,  bëri hapjen zyrtare në vendin tonë dhe prezantoi kompaninë dhe prodhimet e Inox-it nga kompania prestigjioze gjermane Q-railing.

 

Në hapjen zyrtare ishin biznese dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët u informuan rreth kësaj kompanie, fabrikës dhe prodhimeve të saja prestigjioze.
 
Bedri Mueller, pronar i kompanisë  Floatex, tha se qëllimi i importimit të këtyre prodhimeve të Inox-it  gilinderë dekorues dhe llojeve e instalimeve tjera, është që të mbulojnë edhe tregun e Kosovës me dizajnet e saja më prestigjize gjermane.

“Kërkesat për  blerjen e prodhimeve janë nga tërë bota dhe ishte problem të silleshin në vendin tonë.  Këto janë prodhime qind për qind gjermane dhe të licensuara me standartet më të larta evropiane e botërore”, tha Bedri Mueller.

 Ai tregoi se ka mbi dy degada që jeton dhe punon në Gjermani dhe tash ka arritur të sjell këtë kompani prestigjioze edhe  në vendin tonë.

Po ashtu së shpejti në fabrikën e tij në Runik të Skënderajt do të filloj me prodhimin dhe eksportimin prodhimeve të Inox-it dhe lëkurës industriale. Këto prodhime janë gilindera estetik të shkallëve  dhe gjëra të tjera të kësaj lëmie.

Pronari i kompanisë Floatex, tha se cilësia e tyre është e lartë.  Tashmë në fabrikën e re në vendin tonë kanë punësuar mbi dhjetë punonjës dhe pritet që krahas prodhimeve shitjes dhe eksporetit të rritet edhe numri i punonjësve.

Nga ana tjetër prezantimin i prodhimeve të kompanisë  Q-railing e bëri Ardy Schenau, menaxher nga kompania, i cili vlerësoi se këto prodhime janë gjithandej tregut botëror dhe shpresojnë se do të shtrihen dhe kenë sukses edhe në vendin tonë.

Sipas tij këto sisteme janë  shumë të kërkuara  dhe cilësore dhe kanë jetë gjatësi deri mbi 50 vjet. Për  këtë arsye preferohen shumë nga bankat, qendrat tregtare dhe ndërtesat tjera moderne.

Agim Shahini, kryetar i Alenacës Kosovare të Bizneseve, tha sjellja e investitorëve të jashtëm në vendin tonë tregon se Kosova është një treg liberal.

 “Ardhja e kompanive të tilla prestigjioze ndërkombëtare trgeon se Kosova është një treg interesantë dhe tërheqës”, tha Agim Shahini.

 Sipas kreut të AKB-së, kompania vendore ka bërë punë të madhe në sjelljen e një kompanie prestigjioze gjermane. Me sjelljen e investimeve të huaja në Kosovës rritet edhe mirëqenia  dhe  zvogëlohet papunësia.

Prodhimet e Inox-it nga kompania prestigjioze gjermane Q-railing, janë të njohura ndëkrombëtarisht dhe suksesi nuk do të mungoj as në vendin tonë.

Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e bizneseve  dhe të pranishmit e tjerëjanë impresinuar nga prezantimet dhe cilësia e lartë e këtyre proodhimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)