30 Prill 2024

Kinë: Investimet e huaja rriten mbi 100 miliardë dollarë në 2010

Pekin, 16 dhjetor - Investimet e huaja në Kinë u rritën me 20% në vitin 2010, duke arritur vlerën 91 miliardë e 700 milionë dollarëve amerikanë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Yao Jian, duke folur për periudhën nga janari deri në nëntor të këtij viti.

Ndërsa në bilancin përfundimtar të vitit 2010, parashikohet se investimet e huaja në Kinë do të arrijnë në mbi 100 miliardë dollarë amerikanë.

Këtë vit sipas Yao Jian, tërheqja e investimeve të huaja në Kinë pati karakteristika të reja.

Struktura industriale vazhdoi të përmirësohet, ndërsa industria e shërbimeve u rrit 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për këtë vit, shpejtësia e rritjes së përdorimit të investimeve të huaja në pjesën perëndimore të Kinës, e kaloi nivelin mesatar shtetëror.