04 Maj 2024

Kinë, importi do të arrijë 8 trilionë dollarë

Pekin, 18 tetor - Për të ekuilibruar tregtinë e jashtme, Kina do të rritë deri në 8 trilionë dollarë importin nga viti 2011 deri më 2015, deklaroi zëvëndësministri kinez i Tregtisë, Wang Chao.

Sipas tij, gjatë 10 viteve pas pranimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, vëllimi i importit u shtua me mbi 100 miliardë dollarë në vit.

Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina ndodhet në periudhën e industrializimit dhe urbanizimit të shpejtë me potencial të madh të zhvillimit tregtar.

Sipas zëvëndësministrit Wang, kjo do t\'u ofrojë vendeve të ndryshme më shumë shanse në eksportin ndaj Kinës.

Në të ardhmen, shton Wang, duke ruajtur eksportin, Kina do t\'i kushtojë më shumë rëndësi importit, duke nxitur zhvillimin e vazhdueshëm dhe të ekuilibruar në tregtinë e jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)