02 Maj 2024

Kina zotohet për vazhdimin e refomave monetare

Pekin, 10 shkurt - Një zyrtar i lartë kinez tha sot se Pekini do të vazhdojë politikat e tij që do të lejojnë rritjen graduale të vlerës së juanit.

Por zëvendës ministri i jashtëm Cui Tiankai hodhi poshtë akuzat se qeveria e tij po ngre vlerën e monedhës për të përmirësuar atmosferën para vizitës së zëvendëspresidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara.

Vlera e monedhës kineze ka qënë shqetësim për Uashingtonin i cili thotë se juani është shumë nën vlerë, duke i dhënë eksporteve kineze një avantazh të padrejtë në tregjet ndërkombëtare.

Pekini ka lejuar disa here që vlera e juanit të rritet para ngjarjeve të rëndësishme diplomatike kur pritet kritikë nga partnered tregëtarë.

Nënpresidenti Xi, i cili shihet si presidenti i ardhshëm i Kinës, do të takohet të martën me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë për çështje ekonomike dhe tregëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)