Kina në 2015 parashikon të investojë 150 miliardë dollarë jashtë vendit

Pekin, 17 maj - Ministria e Tregtisë e Kinës shpalli të martën se parashikohet që në vitin 2015 investimet e drejtpërdrejta kineze në vende të tjera të arrijnë në 150 miliardë dollarë.
Deri në vitin 2015 vlera e kontratave të lidhura midis palës kineze dhe vendeve të tjera për projektet e ndërtimit do të arrijë në 180 miliardë dollarë, ndërsa xhiroja mund të shkojë deri në 120 miliardë dollarë.
Po deri në atë vit pritet që mbi 1 milion punëtorë kinezë të punojnë jashtë vendit në këto projekte.
Gjithashtu, krahas zgjerimit të përmasës së investimeve kineze në më shumë fusha e sektorë në vende të tjera, parashikohet edhe ngritja e cilësisë dhe e efektivitetit të këtyre investimeve.
Deri tani investimet kineze përfshijnë rreth 200 vende e rajone të botës, duke luajtur një rol të madh në bilancin ndërkombëtar të pagesave dhe në përmirësimin e aftësisë konkurruese të kompanive kineze.