02 Maj 2024

Kina: Do të investojmë ende në eurozonë

Pekin, 15 shkurt - Kina do të vazhdojë të investojë në borxhin publik të eurozonës. Këtë gjë e ka konfirmuar guvernatori i Bankës Qendrore kineze, Zhou Xiaochuan.

Ai ka shtuar se Pekini ka besim tek euro dhe në aftësinë e pjesëtarëve të eurozonës për zgjidhjen e krizës që i ka përfshirë.

Kjo siguri vjen pak pas vizitës së presidentit të BE-së, Van Rompuy, dhe të kreut të Komisionit Europian, Barroso.

Kryeministri kinez Wen Jiabao u takua me krerët europianë dhe diskutimet u mbështetën në investimet e Kinës në fondin e dorëzanisë për të ndihmuar kombet e gjunjëzuara nga borxhi.

\"Vendet me borxhe të mëdha duhet të adoptojnë politika të duhura fiskale në përputhje me situatën e tyre të brendshme. Komuniteti ndërkombëtar nga ana tjetër duhet të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet e BE-së për t`i bërë ballë krizës\", pati deklaruar Liu Weimin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)