26 Prill 2024

Japonia nxit Evropën të veprojë për të qetësuar tregjet

Tokio, 26  tetor - Ministri japonez i Financave i bëri thirrje sot Evropës të marrë masa për rivendosjen e qetësisë në tregun e shkëmbimeve, në prag të një samiti evropian kushtuar krizës së borxhit.

"Stabiliteti në tregun e shkëmbimeve nuk mund të sigurohet vetëm nga një vend", theksoi Jun Azumi gjatë një konference shtypi, ndërkohë që Japonia po përballet me një rritje rekord të jenit që dobëson aktivitetin industrial në arkipelag.

"Problemi evropian nis një etapë vendimtare. Çështja është nëse evropianët mund të krijojnë një skemë të aftë të qetësojë të gjithë. I bëjmë thirrje ta bëjnë këtë sa më shpejt", shtoi ai.

Jeni, i konsideruar si vlerë e shportës, ka arritur muajt e fundit nivele rekord përballë dollarit dhe euros, gjë që zvogëlon vlerën e të ardhurave të ndërmarrjeve japoneze jashtë vendit, kur ato konvertojnë në jen.

Ky forcim është edhe më i vështirë për t'u përballuar pasi fuqia e tretë ekonomike e botës është zhytur në recesion që prej fundit të 2010-s, dhe po përpiqet të marrë veten nga pasojat e cunamit që shkatërroi verilindjen e arkipelagut më 11 mars.

Azumi përsëriti se nëse do të jetë e nevojshme autoritetet japoneze do të marrin masat vendimtare për të penguar rritjen e jenit, një term që zakonisht përdoret për të treguar një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në tregun e shkëmbimeve.

Për të dobësuar valutën e saj, Tokio ka ndërhyrë njëanshmërisht në tregun e këmbimeve në shtator 2010 dhe në gusht dhe një herë në mars të këtij viti me mbështetjen e vendeve të tjera të pasura të G7. Këto veprime e kanë zvogëluar përkohësisht vlerën e jenit, por nuk e kanë penguar atë të rritet menjëherë pas çdo ndërhyrjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)