28 Mars 2024

Investimet e huaja në botë, 1 trilionë e 120 miliardë dollarë

Gjenevë, 19 janar - Në vitin 2010, 53% e vëllimit të përgjithshëm të investimeve të drejtpërdrejta globale hynë në ekonomitë në zhvillim. Këto të dhëna u publikuan më 17 janar në Gjenevë nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin.

Po këtë ditë, një funksionar i kësaj organizate u shpreh se në vitin 2010 investimet e huaja direkte në mbarë globin ishin vetëm 1 trilionë e 120 miliardë dollarë, shifër kjo 1% më e lartë në krahasim me vitin 2009.

Investimet që hynë në ekonomitë e zhvilluara u zvogëluan më tej, ndërsa ato në zhvillim u rritën në mënyrë të vrullshme, duke kaluar për herë të parë gjysmën e vëllimit të përgjithshëm.

Ai e mori Kinën si shembull. Në vitin 2010 investimet e tërhequra nga Kina kaluan shifrën e 100 miliardë dollarëve, duke e radhitur vendin aziatik në vendin e dytë pas SHBA-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)