26 Prill 2024

Inflacioni në Rusi është 2 herë më i lartë se në BE

Moskë, 26  tetor - Inflacioni në Rusi në periudhën janar-shtator të vitit 2011 rezultoi në nivelin 4.7 për qind.

Në vendet e BE çmimet e konsumit gjatë kësaj kohe u rritën me 2.1 për qind.

Kjo është evidentuar nga studimi i Shërbimit Federal Shtetëror të Statistikave “Rosstat” bazuar në statistikat e publikuara të Agjencisë Evropiane Eurostat dhe të dhënave të statistikave kombëtare.

Në shtator, në krahasim me muajin gusht, çmimet e konsumit në Rusi nuk kanë ndryshuar, kurse në BE ato u rritën mesatarisht me 0.6%.

Në shtator rritja maksimale e çmimeve është regjistruar në Bjellorusi: në krahasim me muajin paraardhës ajo përbëri 13.6%, kurse për periudhën që nga fillimi i vitit - 74.5%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)