28 Prill 2024

Inflacioni në Eurozonë shënoi rënie në dhjetor

Bruksel, 5 dhjetor - Inflacioni shënoi një rënie të lehtë në dhjetor në zonën euro, në 2,8 për qind pas kuotës 3 për qind gjatë tre muajve të mëparshëm, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Kjo shifër përputhet me parashikimet e analistëve të pyetur nga agjencia DownJones Newswire.

Ai është më i lartë për të 13-in muaj radhazi nga pragu i 2 për qindëshit i synuar në një afat mesatar nga Banka Qendrore Evropaine.

Por, ngadalësimi i inflacionit i vërejtur në dhjetor duket se po ecën në drejtimin e parashikuar nga shumica e ekonomistëve të cilët mendojnë se niveli i inflacionit në zonën euro pritet të bjerë në rreth 2 për qind në 2012.

Në Francë, sekretari i Shtetit për Konsumin, Frederik Lefebvre, u shpreh të hënën se rritja e çmimeve pritet të ngadalësohet në vitin 2012 për të rënë në 1,5 për qind, kundrejt 2,4 për qind në 2011.

Në Gjermani, inflacioni ka arritur kulmin në shtator, me 2,6 për qind, përpara se të pësonte një rënie paralelisht me rënien ekonomike.

Dhe në Spanjë, ritmi i inflacionit ra përsëri në dhjetor në 2,4 për qind për një periudhë një vjeçare, kundrejt 2,9 për qind në shtator, duke arritur nivelin më të ulët që prej nëntorit 2010.

Sidoqoftë, shifra e dhjetorit për të gjthë zonën euro mund të ndihmojë në qetësimin e Bankës Qendrore Evropiane, BQE, mbledhja e ardhshme e së cilës është parashikuar për më 12 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)