Inflacion rekord prej 109 për qind në Bjellorusi

Minsk, 11 janar - Inflacioni në Bjellorusi në vitin 2011 arriti treguesin rekord 109 për qind, sipas të dhënave të bëra publike nga Komiteti Kombëtar Statistikor i Republikës.
Indeksi i çmimeve të konsumit për mallrat dhe shërbimet në dhjetor të vitit 2011 krahasuar me dhjetorin e vitit 2010 arriti në 208.7 për qind, ndërkohë që indeksi i çmimeve të prodhuesve të mallrave industriale përbëri 249.4%, kurse indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore - 225 për qind.
Vështirësitë serioze në ekonominë e Bjellorusisë filluan në pranverën e vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë qeveria e vendit ka ngritur vazhdimisht çmimet e shitjes me pakicë - të bukës, mishit, cigareve dhe produkteve të tjera ushqimore.