03 Maj 2024

Importohen katër mijë vetura

Prishtinë, 17 tetor - Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të importuar vetura deri në 13 vjet të vjetra, ka bërë që të rritet interesimi i qytetarëve të Kosovës për të importuar vetura nga vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, kryesisht nga Gjermania.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se vetëm për dy muaj janë importuar mbi 4 mijë vetura, që i kanë sjellë buxhetit të Kosovës mbi 7 milionë euro.

“Dogana e Kosovës këtë vit ka filluar me risinë e parë, që ka qenë ligji për akcizën në lojërat e fatit, pasi ka inkasuar miliona euro për një periudhë shumë të shkurtër.

Kurse risia e dytë ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për lejim të importimit të veturave (viti i prodhimit 1998). Pas këtij vendimi, vetëm për muajin korrik dhe gusht janë importuar mbi katër mijë vetura”, ka treguar Stavileci. “Ne kemi paraparë të mbledhim rreth 20 milionë euro nga ky vendim i Qeverisë, por të shohim se si do të jetë trendi deri në fund të vitit”, ka theksuar ai.


Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, sa më e vjetër vetura, aq me e lartë do të jetë akciza. Për veturat me kilometrazh 00 nuk do të ketë akcizë fare. Veturat 2000 kubikë deri në 8 vjet e vjetër do të kenë akcizë prej 500 eurosh, ato 9 vjet 700 euro, 10 vjet 800 euro, 11 vjet 900 euro, 12 vjet 1000 euro, 13 vjet 1100 euro. Veturat mbi 2000 kubikë do të kenë akcizë më të lartë. P.sh, vetura 13 vjet mbi 2000 kubikë do të ketë akcizë 1500 euro.

Me ndryshimin e kësaj akcize Qeveria mëton të inkasojë rreth 20 milionë euro, që janë shumë domethënëse për buxhetin e këtij viti.
Qeveria me propozimin për ndryshim të akcizës dhe lejimit të importimit të veturave më të vjetra se tetë vjet është arsyetuar duke thënë se qytetarët do të përfitojnë, po ashtu edhe buxheti do të ketë të hyra, do të rritet siguria, si dhe do të përmirësohet ambienti.
Kosova në vitin 2005 e ka futur një masë administrative, e cila ndalon regjistrimin e veturave më të vjetra se tetë vjet dhe, e cila nuk ka qenë e drejtë sepse çdo person ka të drejtë ta ketë një veturë të llojit çfarë ai ka mundësi.

Shtetet demokratike për vetura kanë vendosur masa të kontrollit të kualitetit në kuptimin e sigurisë, sidomos në sistemin e frenimit dhe atë ekologjik. Në këtë aspekt Kosova tash ka Qendrën për Homologimin e Veturave.


Bashkimi Evropian (BE) ka futur në përdorim certifikata të ndryshme të konformitetit që kontrollojnë kualitetin te çështja e limitit të gazrave nga veturat. Janë disa certifikata që quhen “Euro dy” dhe “Euro tre”.

Në pjesën dërrmuese të vendeve evropiane lejohet qarkullimi i veturave me certifikatat “Euro dy”. Certifikata “Euro tre” është më e reja, të cilën Kosova është duke e aplikuar momentalisht, sepse veturat e vitit 2003 e arrijnë një standard të tillë. Në aspektin krahasimtar në BE lejohet përdorimi i të dy certifikatave.(Epoka e Re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)