Hapet dyqani i dytë bamirës 'Teshavesha'

Prishtinë, 4 korrik - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë si fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë organizon sot hapjen zyrtare të dyqanit të dytë bamirës "Teshavesha" në lagjen Bregu i Diellit, përballe memorialit të Enver Malokut. 
Në dyqanin Teshavesha pjesëtarët e komunitetit tonë do të kenë mundësi të dhurojnë rroba të dy gjinive e moshave të ndryshme, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë e mbathje të cilat pastaj shiten me çmime simbolike dhe të hyrat nga shitjet në dyqan ndihmojnë nënat dhe fëmijët. 
Qëllimi jonë është që në vazhdën e këtij projekti të punësohen nëna vetëmbajtëse, të mbështetet shëndeti i nënave dhe fëmijëve si dhe të rritet impakti i një kulture ekzistuese te ne: falja e rrobave tek një person i dytë.
 
  















