03 Maj 2024

Hajrizi: Raport jo i pëlqyeshëm mes eksportit dhe importit

Prishtinë, 2 nëntor - "Besueshmëri mes konsumatorit dhe prodhuesit” ishte tema e  hulumtim të presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, të  paraqiture në konferencë “Standardet, dizajnojnë të ardhmen”, të  organizuar nga Agjencia e Standardizimit - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe organizata Quality Kosova (QK).

Ku hulumtim kryesisht është analizuar perceptimi i produkteve kosovarëve për cilësi, dmth çka dhe si mendojmë në Kosovë për cilësinë e produktit. 

“Në bazë të hulumtimit kemi një raport jo të pëlqyeshme mes eksportit  dhe importit, dmth,  ka një import shumë të madh dhe një prodhimtari  ngadalë në rritje, dhe rezultatet  dalin  se,  ne nuk besojmë në prodhimet dhe cilësinë e prodhimeve vendore pa qenë i kontrolluar”, tha i pari i UBT-së, Edmond Hajrizi.

Ai tha se në sajë të kësaj UBT e ofron brendin e vet “Quality Kosova”, e cila mirret kryesishte me vlerësimin e cilësisë të produktit kosovare.

Gjatë projektit  janë  intervistuar  konsumatori dhe  bizneset vendore, dhe para të pranishmëve shumicën e rezultateve i  elaboroj, me fakte dhe rezultat bindëse,   po ashtu edhe përshtypjet e të intervistuarve në përgjithësi.

Agjencia në fjalë, dmth për stadandartizme,  organizon çdo vit kësi  lloj konferenca po ashtu edhe UBT gjithmonë është pjesëmarrës më risi,  ku në vitin e kaluar ka prezantuar rolin dhe funksion dhe themelimin e  organizatës Quality Kosova (QK), ku përmes  kësaj organizate sot Kosova është anëtarësuar  në Organizatën  Evropiane për Cilësi (EOQ). 

“Të gjitha vendet e zhvilluara kanë organizata të tilla, të cilat mundohen ta promovojnë cilësinë e vendit të vet, dhe me themelimin e organizatës në fjalë, edhe Kosova sot është karshi tyre” patë thënë  UBT, Prof.

Dr. Edmond Hajrizi,  në Konferencë e vitit të kaluar me rastin e Ditës Botërore të standardeve, të  organizuar nga Agjencia e Standardizimit - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality).

Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)