27 Prill 2024

Hajrizi: Qytetarët nuk kanë besim tek produktet vendore

Prishtinë, 30 nëntor - Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), sot organizoi konferencë me temën “Mbrojtja e Konsumatorit 2012- 2014”. 

Në këtë konferencë u  bë publike Korrikula  për mbrojtjen e konsumatorit  si dhe u diskutua mundësi për  integrimin  e  kësaj korrikule në programet studimore.

Besueshmëria e qytetarëve në produkte vendore është në nivel të ulët, thuhet në një hulumtim të bërë nga Universiteti për Biznes e Teknologji (UBT). 

Për shtimin e besueshmërisë, nevojitet krijimi i një trupi të besueshëm që e vlerëson kualitetin dhe shumica e qytetarëve të Kosovës, bazuar në një hulumtim të UBT - së, nuk kanë besim tek produktet vendore, tha  Presidenti  i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

“Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se besueshmëria e qytetarëve është e ulët për produktet kosovare. Mendohet se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshme të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë.”

Për të ndihmuar shtimin e besueshmërisë, Presidenti i UBT-së z. Hajrizi ka prezantuar dy iniciativa. Iniciativën për “Quality Kosova” QK, një trup vlerësues për cilësi, si dhe iniciativën për zhvillimin e Kurrikulës, për mbrojtjen e konsumatorit.

Anëtarja e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Lumnije Ajdini, prê t që Kurrikula në Institucionet Arsimore të fillojë nga viti i ardhshëm:

“Mendojmë që në vitin 2012 vetëm të fillojmë ti kemi kurrikulat dhe shpresojmë se shumë shpejt të hyjnë në implementim në të gjitha institucionet arsimore.” 

“Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2010-2014”, program i  hartuar nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë MTI, u prezantua  nga Izer Arifi, kryesues për mbrojtjen e konsumatorëve të Kosovës.  

Në konferencë morën pjesë  edhe  përfaqësuese të institucioneve publike vendore  dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si dhe profesor universitarë të lëmisë së ekonomisë dhe inxhienerisë ,  dhe shprehen opinione të ndryshme lidhur më këtë temë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)