12 Maj 2024

Greqia e shqetesuar nga embargoja ndaj naftës iraniane

Athinë, 25 janar - Pas vendimit të Bashkimit Evropian për vendosjen e embargos ndaj naftës iraniane që nga 1 korriku, në tregun grek po dominon shqetësim i madh për faktin se Greqia është një nga vendet e BE-së që plotëson një pjesë të rëndësishme të nevojave të saj prej Iranit.

Pasojat e para kanë filluar ndërkaq të shfaqen, teksa rritja e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar, në ndërlidhje me fuqizimin e dollarit kundrejt euros, sollën si rezultat edhe rritjen e çmimit të shitjes me pakicë.

Kështu, çmimi i benzinës pa plumb është 1,705 euro për litër, dhe është rritur thuajse tetë cent që nga muaji dhjetor.

Nafta për ngrohje shitet 1,01 euro për litër, nga 95-97 cent që shitej në dhjetor.

Pjesa e Iranit në furnizimet e ndërmarrjes greke të naftës ELPE, arrin në 20-22 për qind dhe është rritur muajt e fundit për shkak të krizës ekonomike që po kalon Greqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)