20 Prill 2024

Gjermania përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Berlin, 13 nëntor - Mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani fiton përmasa, ndërsa duke marrë parasysh zhvillimin e pavolitshëm demografik, situata do të mund të ishte edhe më e keqe, gjatë viteve të ardhshme të jetë edhe më e keqe.

Kjo bëhet e ditur në studimin e publikuar nga Agjencia gjermane e Punës, sipas të cilit gjithnjë e më pak mund të angazhohet kuadër profesional.

Në madje dy tribuna prej gjithsej 176 ente për punësim në mbarë Gjermaninë, ekziston mungesë e madhe e mjekëve, inxhinierëve dhe punëtorëve metalikë, ndërsa thuajse është e pamundur të gjendet personel për përkujdesjen e personave të moshuar.

Mungesa e fuqisë punëtore gjatë viteve të ardhshme do të bëhet shumë më e shprehur, meqë një numër i madh i të punësuarve do të shkojnë në pension, paralajmërohet në studimin.

Si problem shtesë përmendet fakti se kompanitë e huaja gjithnjë e më shpesh angazhojnë kuadër me arsim sipëror nga Gjermania.

Gjithsej 27 për qind e kompanive të anketuara janë prononcuar se druajnë se për shkak të mungesës së fuqisë punëtore mund të mos e realizojnë zhvillimin e planifikuar, derisa dukshëm është zvogëluar numri i kompanive që druajnë nga kriza financiare apo rënia e kërkesës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)