28 Mars 2024

Gjermania eksporton mallra prej 124 miliardë euro vetëm në muajin shkurt

Berlin, 5 prill - Zyra e Statistikave të Gjermanisë Destatis ka njoftuar se eksportet e Gjermanisë janë rritur me 14.3 për qind për të arritur në 124.7 miliardë euro në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, treguan sot shifrat zyrtare.

Sipas Destatis, importet e vendit u rritën me 24.6 për qind në 113.1 miliardë euro (124.4 miliardë dollarë) gjatë periudhës së njëjtë.

Bilanci i tregtisë së jashtme të vendit shënoi një suficit prej 11.5 miliardë euro (12.7 miliardë dollarë) në shkurt.

“Në tregtinë me Federatën Ruse, eksportet (-6,3 për qind) dhe importet (-7,3 për qind) u ulën ndjeshëm në shkurt 2022 krahasuar me janarin 2022”, tha Destatis.

"Tregtia me Rusinë nuk ishte e kufizuar deri në fund të shkurtit 2022 si rezultat i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të vendosura si pasojë", thuhet më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)