27 Prill 2024

Gjenden pesë emigrant ilegal në një kamion të mallrave

Prishtinë, 16 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë (5) persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra.

Sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria,  emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095 ose përmes aplikacionit tonë (e-dogana).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)