26 Mars 2023

Gërxhaliu: Me bllokimin e mallrave serbe fiton Kosova

Prishtinë, 21 korrik - Vendimi i Qeverisë për t’i ndalur mallrat me prejardhje nga Serbia e ka gëzuar komunitetin e biznesit të Kosovës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, vendimin e Qeverisë e ka konsideruar të vonuar.

Sipas tij, ky hap, që është shumë i mirëseardhur, është dashur të merrej më herët, pasi deri më tani ajo që ka humbur më së shumti ka qenë Kosova. “Këto masa janë të imponuara për palën kosovare. Këtë nuk e ka dashur Kosova.

Çdokush që i thotë vetës kosovar dhe shqiptar duhet t’i lërë anash interesat individuale dhe grupore. Është koha më tepër të punojmë për interesa madhore”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka bërë me dije se do të ketë tendenca nga qarqe të ndryshme që të futet panik në Kosovë se mund të ketë mungesë të produkteve por, sipas tij, është koha që tani të humbë Serbia, jo më Kosova. “Komuniteti i biznesit kosovar është avancuar shumë. Ai nuk e njeh vetëm Serbinë si destinacion kryesor për importim të mallrave. Ka shumë shtete të tjera nga të cilat mund të importohet mall”, ka thënë ai.

Më së shumti, sipas tij, nga bllokimi i mallrave serbe do të fitojnë Kosova dhe biznesi, pasi do të rritet konsumimi i prodhimit vendor. “Ndalimi i produkteve nga Serbia nuk do të ketë kurrfarë mungese në tregun kosovar.

Për këtë jemi shumë të sigurt. Nuk është krejt bota Serbi. Pra, vendimi i Qeverisë do të ketë pasoja pozitive për zhvillimin e ekonomisë vendore”, ka vlerësuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)