18 Prill 2024

Fiat-i kthehet në tregun amerikan

Los Anxhelos, 20 nëntor - “Fiat”-i italian pas tri dekadave kthehet në tregun amerikan me shpresën se koha i ka fshirë kujtimet për cilësinë e keqe dhe se do t’ia dalë t’i bindë amerikanët që t’i duan automobilat e vegjël.

Analistët konsiderojnë se ky është një rrezik i madh, por Fiat-i nuk heq dorë nga ajo që e ka paramenduar.

“Fiat”-i pas 30 viteve pret shansin që të kthehet në njërin prej tregjeve më të mëdha në botë dhe të ofrojë automobila të vegjël.

Në panairin në Los Anxhelos, kompania prezantohet me dy modele “Fiat 500”, njëri me tri dyer, ndërsa tjetri në versionin kabriolet.

“Fiat 500”-shi i ri në shitje doli gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa versioni kabriolet në vitin 2011, ndërsa pas vitit 2012, planifikohet modeli me katër dyer.

Çmimi i mini-automobilit të ri ende nuk është i njohur, por nga kompania lajmëruan se modeli “500” do të kushtojë më pak se mini kuperi i vogël i “BMË”-së, çmimi i të cilit është 20.000 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)