31 Mars 2023

Evropa mbetet një nga tregjet kryesorë për Kinën

Pekin, 4 gusht - Për Kinën Evropa mbetet një nga tregjet kryesorë. Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, shton se Kina si investuese e përgjegjshme në tregun monetar ndërkombëtar, ka besim për Eurozonën dhe monedhën Euro.

\"Kina e ka konsideruar tregun monetar evropian, si një nga tregjet kryesorë të investimeve\", tha ministri.

Duke folur për marrëdhëniet e Kinës me vendet e Evropës Juglindore, Yang Jiechi, thotë se vitet e fundit, gjendja në këtë rajon është e qëndrueshme, çka sipas tij, ka forcuar vazhdimisht bashkëpunimin me leverdi reciproke midis Kinës dhe vendeve të ndryshme të rajonit.

I pyetur për heqjen e vizave nga qeveria shqiptare për shtetasit e Tajvanit, ministri Yang, thotë se Kina nuk kundërshton faktin që bashkatdhetarët e Tajvanit të shkojnë në vende të huaja për turizëm, biznes dhe aktivitete të tjera joqeveritare.

Por ai shton se qeveria kineze ngul këmbë në parimin për \"një Kinë\" dhe kundërshton parimin \"një Kinë, një Tajvan\" dhe \"dy Kina\". Pala shqiptare zbaton me vendosmëri politikën për \"një Kinë\", ndaj sipas ministrit Yang, Kina beson se Shqipëria mund të trajtojë në mënyrë të përshtatshme problemet përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)