28 Prill 2024

Euro rritet nga shpresat për progres në samitin e BE-së

Paris, 7 dhjetor - Euro shënoi rritje kundrejt valutave të tjera në tregun ndërkombëtar, pasi Italia publikoi projektin për të balancuar financat e veta, ndërsa tregjet filluan të besojnë se udhëheqësit e BE-së do të marrin masa konkrete për të zgjidhur krizën e borxheve në një samit që do të zhvillohet këtë javë, njoftoi agjencia ‘Reuters’.

Presidenti francez, Sarkozy dhe kancelarja gjermane, Merkel u takuan dje në Paris për të diskutuar detajet për planin që do të diskutohet në samitin e 9 dhjetorit. Plani synon të vendosë një kontroll të centralizuar mbi buxhetet e vendeve anëtare, gjë që do të rrisë besueshmërinë e statistikave të vendeve periferike.

Analistët thonë se euro pritet të rritet, por ekziston rreziku që tregjet ta shesin në rast se nga samiti ka sinjale mosmarrëveshjesh.

“Tregjet kërkojnë ndonjë lloj marrëveshjeje konkrete”, - komenton një analist i bankës ‘Nordea’ në Kopenhagë. Euro u rrit me 0.3 për qind dhe u kuotua në 1.34 USD pasdreke.

Lajmi i mirë për euron qe plani i kryeministrit italian, Mario Monti për ulje shpenzimesh dhe rritje taksash me vlerë të përgjithshme prej 30 miliardë euro, plan që u prezantua të dielën.

Shumë janë të bindur se eurozona do të hedhë një hap të rëndësishëm drejt bashkimit fiskal të premten, gjë që do të korrigjojë një nga defektet kryesore të monedhës së përbashkët që nga themelimi. Por procesi i negociatave brenda eurozonës është i mbushur me shumë rreziqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)