Euro ka humbur 5.1 për qind ndaj dollarit

Bruksel, 7 janar - Euro ka humbur 5.1 për qind ndaj dollarit gjatë muajit të kaluar. Dhe të dhënat mbi gjendjen ekonomike në euro-zonë pritet t`a dëmtojnë edhe më shumë vlerën e saj, duke sinjalizuar parashikime të zymta ekonomike për ekonominë evropiane në vitin 2012.
Në 13 vjet që kur u krijua, euro i ngjan një adoleshenteje, deri tani me një jetë të shëndetshme.
Në fillimet e kësaj monedhe, Gjermania, ekonomia më e madhe e euro-zonës, përballej ende me koston e madhe të ri-bashkimit me
Gjermaninë Lindore, dhe kishte shqetësime nëse projekti ambicioz i një monedhe të përbashkët do të jepte rezultat.Por tani një recesion i dytë shihet në euro-zonë dhe tregjet janë kthyer kundër saj. Dje euro ra në nivelin më të ulët në 16 muaj, kundrejt dollarit amerikan.