12 Maj 2024

Euro do të përmirësohet gjatë 2012-ës

Abu Dhabi, 20 janar - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane shprehu besimin për një përmirësim të euros gjatë këtij viti.

"Kam shumë besim, euroja do të jetë në gjendje më të mirë në 2012", tha Mario Draghi përpara gazetarëve në Abu Dhabi.

Monedha unike evropiane ra përballë dollarit në kuadrin e uljes të premten nga agjencia e vlerësimit financiar Standard and Poor`s të notave për borxhet sovrane të nëntë vendeve të zonës euro.

"Euro nuk do të falimentojë dhe asnjë vend nuk do të jetë i detyruar të largohet nga zona euro", u shpreh të martën në Singapor presidenti i Fondit të ndihmës së zonës euro, FESF, Klaus Regling.


 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)