31 Mars 2023

Euro bie nën vlerën e dollarit

Frankfurt, 22 gusht - Euro ra nën vlerën e barabartë që kishte me dollarin të hënën për herë të parë që nga mesi i korrikut, mes pritshmërive se Rezerves Federale të SHBA-së (FED) do të vazhdojë shtrëngimin sasior ndërsa prioritet i saj mbetet lufta kundër inflacionit.

Mëngjesin e sotëm në Londër, tregtimi i monedhës së përbashkët evropiane ra për një kohë të shkurtër në 0,9990 dollarë pasi shqetësimet në lidhje me perspektivën ekonomike globale çuan që investitorët t'i drejtoheshin dollarit për blerjet e tyre të sigurta.

Në katër javët e fundit, kursi midis euros dhe dollarit humbi 2,06 për qind, kurse gjatë 12 muajve të fundit, ra me 14,78 për qind.

Ndërsa investitorët në tregjet globale vlerësojnë sinjalet nga treguesit ekonomikë, ata do të ndjekin gjithashtu simpoziumin vjetor të Fed në Jackson Hole në shtetin amerikan Missouri më vonë këtë javë.

Vëzhguesit e tregut presin që guvernatori i Fed, Jerome Powell, të mbajë një fjalim të ashpër këtë të premte, duke theksuar vazhdimin e rritjes së normave të interesit për të frenuar inflacionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)