20 Prill 2024

EULEX: Kosova është një njësi doganore

Prishtinë, 24 tetor - Zgjidhja më e mirë do të ishte që ata që kanë ngritur barrikadat, t’i heqin, që njerëzit të mund të kryejnë pa probleme aktivitetet e tyre ditore, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner.
 
Ai megjithatë nuk jep përgjigje në pyetjen se cila është zgjidhje më e mundshme për EULEX-in: përdorimi i dhunës apo gjetje e zgjidhjes politike.

Mueller-Berner në një intervistë për “Blic” thotë se EULEX-i nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor, transmeton shkrimin Telegrafi.

“EULEX-i, bashkë me KFOR-in, punon në vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës... Barrikadat nuk kanë kurrfarë kuptimi.\"

\"Ato të gjithëve ua kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërsa bashkësia lokale është ajo që më së shumti i vuan pasojat. EULEX fton të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është ajo çfarë presin të gjitha anëtaret e BE-së”, citohet të ketë thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)