13 Maj 2024

Eksporti turk u rrit për 10 për qind në janar

Stamboll, 2 shkurt - Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë në muajin janar eksporti u rrit me 10 për qind në krahasim me janarin e vitit 2011 dhe u realizua në nivelin e 10 miliardë e 554 milionë dollarëve.

Sektori që realizoi më shumë eksport në janar ishte ai automobilistik me 1 miliardë e 609 milionë dollarë.

Kurse sektori që shënoi rritjen më të madhe ishte ai i argjendarisë, me 223 për qind, kurse në renditjen e provincave tre vendet e para u zunë nga Manisa, Ankara dhe Gaziantep.

Ndërsa vendet me të cilat Turqia bëri më shumë eksport në janar 2012 janë respektivisht: Gjermani, Iraku dhe Anglia.

Eksportet me vendet e Afrikës u rrit me 23 për qind.

Kurse eksporti drejt vendeve të Bashkimit Evropian pësoi rënie me 1 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)