19 Prill 2024

Eksporti turk rritet për 25 për qind

Stamboll, 3 korrik - Turqia po shkon drejt rekordit në sektorin e eksportit. Në muajin qershor eksporti u rrit 25,2 për qind. Kurse shifrat e eksportit gjatë një viti janë rreth 125 miliardë dollarë.

Treguesit shënojnë se objektivi për vitin 2011 në sektorin e eksportit do të arrihet. Kurse pritjet e eksportuesve janë për një rekord të ri në eksport.

Edhe në deklaratën me shkrim të bërë prej Ministrit të Shtetit Zafer Çallajan, vihej në dukje se rritja në eksport ka ndikuar përqindjen e zhvillimit ekonomik i cili për këtë vit mund të jetë 7%.

Nga ana tjetër vitin e kaluar në bazë të të dhënave nga rrethet, 7 qytete e kanë kapërcyer kufirin 1 miliardë dollarë në eksport ndërkohë që Hataj dhe Denizli kanë hyrë në listë duke e shtuar numrin e qyteteve në 9.

Rritja në eksport nuk ka qenë e kufizuar vetëm me Evropën sepse edhe eksporti i bërë me Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Libanin ka shënuar rritje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)