10 Maj 2024

Eksportet e Shqipërisë ulen me 8.7 për qind

Tiranë, 29 shkurt - Shqipëria eksportoi 97.2 milionë euro mallra gjatë janarit të këtij viti, me rënie 8.7 për qind në krahasim me janarin 2011.

Lajmi bëhet i ditur nga raporti statistikor mbi tregtinë e jashtme të publikuar dje nga Banka e Shqipërisë.

Eksportet duket se janë dëmtuar ndjeshëm nga mungesa e energjisë elektrike për industrinë e rëndë, bllokimin e rrugëve në zonat minerare si dhe nga rënia e kërkesës nga eurozona për mallrat e përpunuara shqiptare si veshjet dhe këpucët.

Ndërkohë, eksporti i lëndëve djegëse shënoi një rritje vjetore prej 36 për qind për shkak rritjes së prodhimit privat të naftës.

Eksportet e grupit ‘ushqime’ dhe ‘kafshë të gjalla’ qenë 4 milionë euro dhe shënuan një rritje me 65 për qind në krahasim me janarin 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)