27 Prill 2024

Eksport turk në 2011 me vlerë 134 miliardë e 600 milionë dollarë

Stamboll, 4 janar - Në ditën e parë të punës për vitin 2012 për Turqinë erdhën lajme të mira nga ekonomia.

Gjatë 2011-s Turqia realizoi një eksport me vlerë 134 miliardë e 600 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin e historisë së republikës.

Rritja rekord e shënuar në eksport u bë publike nga Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan.

Ai tha se eksporti i Turqisë, i cili në vitin 2002 ishte 36 miliardë dollarë, pavarësisht krizës ekonomiko-financiare globale, u rrit me 3,7 herë dhe aktualisht shënon mbi 134 miliardë dollarë.

Çaëllajan theksoi se ky sukses i arritur nga Turqia, ndërkohë që në ekonominë botërore po përjetohet një krizë serioze, tregon dinamizmin e eksportuesve turq.

Automobilistika është sektori kryesor në suksesin e shënuar nga Turqia në eksport, ndërsa Gaziantepi, me 37% rritje në eksport, rezulton prefektura që ka realizuar rritjen më të lartë.

Ndërkaq, eksporti turk në drejtim të vendeve afrikane gjatë vitit 2011 shënoi një rritje mbi 100%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)