05 Maj 2024

Dogana zbulon para dhe telefona mobil kontrabandë

Prishtinë 8 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në pikë kalimin kufitar Aeroport respektivisht te kontrolli i pasaportave në dalje është përzgjedhur për kontroll një udhëtar. 

Pala e ndaluar është pyetur nga oficerët Doganore nëse ka për të deklaruar mjete monetare, pala është përgjigjur që ka të holla në vlerë prej 9,700 euro.

Pas kontrollit detal të bagazhit dhe kontrollit trupor, oficerët doganor kanë zbuluar të fshehura në çorape të udhëtarit, mjete monetare  në shumë prej 9,500 euro, ku në total udhëtari kishte me vete shumën prej 19,200 euro.

Me ketë rast pala ka dështuar në deklarim pasi që ka kaluar të gjitha mundësitë  dhe vendet zyrtare për deklarimin e mjeteve monetare konform ligjit (ligjit 03-L/196) për deklarimin e mjeteve monetare mbi vlerën 10,000 euro dhe sipas kësaj rregulloreje i konfiskohen 25% e sasis totale të mjeteve monetare të padeklaruara, në ketë rast 4,800 euro.

Pas përfundimit të procedurave nga Dogana e Kosovës rasti është përcjell te Policia e Kosovës – sektorit të krimeve financiare së bashku me mjetet monetare, si dhe rasti dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje për procedure të mëtutjeshme.

Po të njëjtën ditë oficerët doganor kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës. Një udhëtar pas arritjes nga Zvicra është futur në kanalin e gjelbër (kanal i cili tregon që nuk ka asgjë për deklarim) ku nga oficerët doganor është përzgjedhur për kontroll.

Pas ndaljes së  personit në fjalë, i është hapur valixhja për kontroll detal nga oficerët Doganor, në të cilën janë zbuluar telefona celular të rinj dhe disa të përdorur. Sasia e telefonave të zbuluar është 33 copë, të markave dhe modele të ndryshme si Nokia, Samsung, Sagem, Alcatel etj.

Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje Doganore sipas Kodit Doganor dhe Akcizës. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar sektorit për kundërvajtje Doganore për procedim të mëtutjeshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)