03 Maj 2024

Dogana zbulon një sasi te madhe të telefonave mobil

Vërmicë, 21 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në degën doganore të Vërmicës, mbrëmë në orët e vona  oficerët doganorë kanë zbuluar telefona mobil në një autobus i cili vinte nga Shqipëria.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së në Vermicë, në hyrje nga Shqipëria është selektuar për kontrollë detal një autobus me targa të Kosovës.

\"Gjatë kontrollimit detal te autobusit të lartpërmendur, oficerët kanë dyshuar se në një hapësirë të autobusit e cila mund të përdorej për kontrabandë\", ka theksuar ai.

Hapësira sipas tij ishte e mbyllur me çelës kurse përgjegjësi i autobusit deklaroi se nuk e ka çelësin e kësaj hapësire dhe nuk e ka hapur asnjëherë.

Stavileci ka pohuar se oficerët doganor e kanë prerë pjesën e mbyllur ku pas hapjes kemi gjetur 166 copë telefona mobil të llojeve të ndryshme.

\"Pas zbulimit të kësaj sasie oficerët kanë arritur të gjejnë në brendi të autobusit edhe 473 copë telefona mobil të llojeve të ndryshme. Gjithsej janë gjetur 639 copë telefona mobil.

Vlera totale e mallrave të kapura në tentim kontrbande është mbi 30.000 euro. Në bazë të kodit doganor dhe te akcizes, pala ne fjale ka bere kundervajtje.\"

Malli i ndalohet dhe lenda i dergohet sektorit per Kundervajtje Doganore per zhvillimin e procedurave te metutjeshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)