02 Maj 2024

Dogana zbulon mbi 2000 copë fishek

Prishtinë, 31 tetor - Gjatë fundjavës oficerët doganor kanë në  Vërmicë, gjatë një kontrolli kanë zbuluar 2191 copë fishek të kalibrit 7,62 mm.

Dogana gjatë kontrollimit të automjeteve të cilat hynin  nga Republika e Shqipërisë, dogana ka selektuar një automjeti të llojit Ford me targa të Republikës së Kosovës i drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Gjatë kontrollimit detal të automjetit të lartpërmendur, janë të fshehur në bagazh (te goma rezervë) 2191 copë municion të llojeve të ndryshme si vijon:

·    2079 copë fishek te kal. 7.62 mm dhe
·    112 copë fishek për pushkë luftarake M-48

Personi është arrestuar menjëherë, pas kompletimit të rasti personi i arrestuar si dhe lënda janë dorëzuar te Policia Kufitare për procedim të mëtejmë.

Vlen të theksohet se që nga fillimi i këtij viti oficerët doganor kanë parandaluar 14 raste tentim kontrabandimit të mallrave të ndaluara, respektivisht fishekëve.  Sasia totale e zbuluar nga të gjitha këto raste është afro 8500 copë fishek të kalibrave të ndryshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)