29 Mars 2024

Dogana parandalon pesë raste kontrabandimi

Prishtinë, 7 qershor - Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë parandaluar disa raste të kontrabandës me naftë, cigare dhe një rast me armë.

Në regjionin e Mitrovicës njësitet e Doganës gjatë të dielës (06/06/10) kanë parandaluar dhe njëkohësisht kanë konfiskuar mbi 1100 litra naftë e cila tentonte të futej nga veriu.

Dogana ka zbuluar dhe parandaluar katër rastet të kontrabandës, respektivisht tentimet për të futur naftë ilegalisht prej pjesës veriore. Kundër të involvuarve (shtetas Kosovar, Malit të zi dhe Serbisë) ka filluar procedura kundërvajtjes doganore konform Kodit Doganore dhe të Akcizave kurse mallrat e kontrabanduara (nafta) menjëherë i janë  nënshtruar konfiskimit.

Në regjionin e Gjilani një shtetas Kosovar ka tentuar të kontrabandojë mbi 50 boksa cigare kanë të cilat I transportonte në veturën private, Dogana e Kosovës ka arritur të parandalonte si dhe të konfiskonte mallrat kontrabandë. Kundër personit ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore sipas Kodit Doganës dhe të Akcizës.  

Në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës gjatë kontrollës së udhëtarëve në arritje oficerët doganor kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 100 Fishekë, pasi që importi i armëve është I ndaluar, ky rast I është dorëzuar Policisë se Kosovës për procedurat tjera. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)