19 Prill 2024

Dogana parandalon dy tentim kontrabandime

Hani Elezit 27 maj – Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur sot rreth orës 9:00 është kapur një sasi e arit, në tentim kontrabandimi. Në pikë kalimin kufitar Hani I Elezit, përderisa po kalonte në cilësinë e këmbësores, një person fizik është ndalur nga oficerët doganor. 

Gjatë kontrolles detale të çantes personale sipas doganës është gjetur sasi e stolive të arit për të cilen pala tenton t\'i shmanget deklarimit te sakte per ti ikur obligimeve doganore.

Sasia e arit te zbuluar peshonte 265gr, ne te cilen posedonte lloje te ndryshme te stolive si: Unaza te ndryshme 32 cope, Qafore 5 cope, Varese per zingjire 23 cope, Vathe te ndryshem 9 pale dhe Hallka dore 9 cope.

E tere kjo sasi e zbuluar eshte ndaluar perkohesisht, per t’iu nenshtruar me tutje procedurave doganor

Kurse sot gjithashtu ne Aeroportin nderkombetar “Adem Jashari” rreth orës 10:35 gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetas kosovar, që vinte nga Minheni – Gjermani oficerët doganor kanë gjetur një revolver. 

Personi i lartcekur pasi që ka hyrë në kanalin e gjelbër është selektuar për  kontrolle te valixhes përmes X-Rey  ku me këtë rast  është vërejtur një pistoletë e dorë ne valixhen e tij.

Pas kontrollës manuale kemi hasur ne një kuti plastike adekuate për bartjen e armës, ndërsa brenda saj ishte pistoleta e llojit : RECH MIAMI Mod. 92 F cal. 9 mm P.A.K. me një karikatorë të zbrazët. Me këtë rast është informuar Policia dhe rasti I është dorëzuar Policisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)